Grabitje në Prishtinë, Policia në aksion

grabitje-ne-prishtine,-policia-ne-aksion

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rast grabitje.

Ai tutje ka thënë se grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania.

“Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”,  ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/