Grabitje në një lokal në Prishtinë, policia jep detaje

grabitje-ne-nje-lokal-ne-prishtine,-policia-jep-detaje

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë deklaruar se si pasojë e kësaj grabitej nuk ka persona të lënduar.

Poashtu u theksua se me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer nga disa persona të dyshimtë të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, raporton lajmi.net.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1. në Prishtinë.Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer ngado të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Gjithashtu u theksua se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve./Lajmi.net/