Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan vakte të iftarit për jetimët në mbarë botën

gjysmehena-e-kuqe-turke-shperndan-vakte-te-iftarit-per-jetimet-ne-mbare-boten

Me rastin e Ditës Botërore të Jetimëve, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë vakte të iftarit për jetimët brenda dhe jashtë vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia humanitare turke, e cila çdo vit në ditën e 15-të të muajit të shenjtë të Ramazanit zhvillon aktivitete, shpërndau vaktet e iftarit të gatuara në 26 kuzhina në të gjithë Turqinë.

Ajo po ashtu siguroi vaktet e iftarit për 4.482 jetimë jashtë vendit, përfshirë në Afganistan, Bosnjë e Hercegovinë, Indonezi, Palestinë, Sudanin e Jugut, Republikën Turke të Qipros Veriore, Senegal, Somali dhe Sudan.

Në mbarë botën ka mbi 140 milionë jetimë nga gjithsej 2,2 miliardë fëmijë. Një e treta e fëmijëve jetimë janë në Siri, Irak, Turkistanin Lindor, Somali, Mali, Sudan, Palestinë, Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Egjipt, Kenia, Nigeri, Jemen, Mianmar dhe Algjeri.

Në këtë aspekt, Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila kryen aktivitete të posaçme për fëmijë dhe jetimë në kuadër të ndihmës humanitare, po ashtu ndërton komplekse për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre duke filluar nga shkolla deri në terrene të lojërave.

Agjencia po ashtu siguron ushqim, veshje dhe artikuj arsimor për fëmijët, si dhe pajisje të nevojshme për aktivitete jashtëshkollore, të tilla si artet dhe sportet që kontribuojnë në zhvillimin personal të fëmijëve. /aa

The post Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan vakte të iftarit për jetimët në mbarë botën appeared first on Mesazhi.com.