Gjysmëhëna e Kuqe turke dërgoi ndihma për viktimat e përmbytjeve në kampet e Idlibit

gjysmehena-e-kuqe-turke-dergoi-ndihma-per-viktimat-e-permbytjeve-ne-kampet-e-idlibit

Gjysmëhëna e Kuqe turke dërgoi ndihmë për viktimat e përmbytjeve që jetojnë në kampe refugjatësh në provincën Idlib që gjendet në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 50 mijë persona të zhvendosur brenda Sirisë që jetojnë në më shumë se 100 kampe refugjatësh u goditën nga reshjet e rrëmbyeshme.

Organizata humanitare tha se vendosi çadra dhe shpërndau batanije dhe bukë për viktimat e përmbytjes, duke shtuar se ekipet do të vazhdojnë të plotësojnë nevojat e tyre.

Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi Bashar al-Assad-it goditi protestuesit pro-demokratik. Qindra mijëra njerëz janë vrarë që nga ajo kohë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Idlib bën pjesë në një zone të de-eskalimit të krijuar sipas një marrëveshjeje midis Turqisë dhe Rusisë. Zona ka qenë subjekt i marrëveshjeve të shumta të armëpushimit, të cilat shpesh janë shkelur nga regjimi i Assad-it dhe aleatëve të tij.

The post Gjysmëhëna e Kuqe turke dërgoi ndihma për viktimat e përmbytjeve në kampet e Idlibit appeared first on Mesazhi.com.