Gjykata merr vendim për dy të akuzuarit që ishin nisur në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it

gjykata-merr-vendim-per-dy-te-akuzuarit-qe-ishin-nisur-ne-siri-per-t’iu-bashkuar-isis-it

Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten, nga kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ushtruar më 18 gusht 2020, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Kreshnik Maqanin dhe Leonard Trepçën i akuzon për kryerjen e veprës penale  “udhëtim për qëllime terrorizmi” .

Sipas aktakuzës, të njëjtit, më 22 shtator 2019, përmes kalimit të pikës kufitare të Hanit të Elezit, kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm duke udhëtuar drejt Turqisë, me qëllim që të shkojnë në Siri dhe t’u bashkëngjiten organizatave terroriste.

Sipas aktit akuzues, të pandehurit kanë qëndruar atje deri m  6 shtator 2019, ku më pas edhe janë arrestuar nga autoritetet turke në vijën kufitare Turqi – Siri.