Gjuriq: Kemi qenë në kontakt me administratën e re të SHBA-së për një kohë të gjatë

gjuriq:-kemi-qene-ne-kontakt-me-administraten-e-re-te-shba-se-per-nje-kohe-te-gjate

Duke folur për RTS, ai tha se Serbia ka qenë aktive në kontakte me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe administratën e re për javë dhe muaj pas verifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk e pritëm dje, por kemi qenë në kontakt me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare për javë të tëra”, theksoi ambasadori serb në Washington, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi, në vitin e jubileut të madh, kur Shtetet e Bashkuara dhe Serbia shënojnë 140 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike “ne po vlerësojmë shumë seriozisht në marrëdhëniet e mira”.

“Ne nuk kemi pritur që diçka të na befasojë, por Presidenti Vuçiq kultivoi marrëdhënie të mira personale me Biden për vite me radhë, dhe para se të bëhej President i Shteteve të Bashkuara dhe në periudhën kur ai nuk është nënkryetar, e njëjta gjë vlen edhe për Z. Blinken dhe zyrtarë të tjerë”, tha ai.