“Gjoba gjobë”, LDK-së i shkruhet edhe një tiketë prej 2 mijë eurove

“gjoba-gjobe”,-ldk-se-i-shkruhet-edhe-nje-tikete-prej-2-mije-eurove

Për të disatën herë me radhë Lidhja Demokratike e Kosovë vazhdon të gjobitet me nga 2 mijë euro.

Drejtori i Inspkesionit në Prishtinë, Adonis Tahiri sapo ka publikuar edhe gjobën e radhës për këtë parti, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

Duke ironizuar me sloganin e LDK-së në këto zgjedhje që është “Shteti shtet”, Tahiri shtoi “Gjoba gjobë”.

Partitë politike nuk po intereson më për  shëndetin publik të qytetarëve, derisa po vazhdojnë të grumbullohen për të bërë fushatë./Lajmi.net/