Gjithçka që dihet deri më tani për rastin tragjik, ku babai vrau djalin në Prishtinë

gjithcka-qe-dihet-deri-me-tani-per-rastin-tragjik,-ku-babai-vrau-djalin-ne-prishtine

Një ngjarje tragjike ndodhi edhe mbrëmë, rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Dorasi Skënder Krasniqi la pa shenja jete djalin e tij, viktimën Albert Krasniqi. Që të dy gjendeshin në bodrumin e një objekti  banesor në rrugën ‘Ndue Perlleshi’në kryeqytet ku edhe ndodhi incidenti tragjik.

Me të marrë informacionin, pjesëtarët e policisë kishin arritur në vendin e ngjarjes ku edhe u konfirmua vdekja e tij nga ekipet emergjente spitalore. E ishte pikërisht babai i Albert Krasnqit, Skenderi i cili njoftoi policinë duke u thënë “Ejani se e vrava djalin”.

Albert Krasniqi i cili edhe humbi jetën mbrëmë ishte një nga emrat e njohur për organet e drejtësisë në vend, si një i ri problematik, e që shpesh herë përfundoi edhe prapa grilave.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet që çuan deri tek ngjarja në fjalë, por që në bazë të burimeve të lajmi.net, i njëjti së fundi pati probleme të mëdha familjare.

Madje Krasniqi ishte për disa ditë në kërkim të policisë, për shkak të dhunës fizike dhe psiqike që kishte përdorur në drejtim të ish-bashkëshortes, Besa Gashi.

Alberti dhe Besa kishin disa vite që ishin të martuar, por që patën disa herë ndarje por që përsëri u kthyen bashkë.

Nga kjo martesë, Albert Krasniqi la prapa vetes një vajzë, të cilës ia dedikoi edhe publikimin e fundit në rrjetet sociale më një fotografi mbishkrimi i së cilës ishte “Dashuria e babit”.

Familja Krasniqi njiheshin si biznesmen mjaftë të mëdhenj, pronarë të kompanisë “Përparimi”.

Por jo vetëm kaq. Albert Krasniqi, djali i Skender Krasniqit ishte i dënuar edhe për një rast tjetër të ndodhur vite më parë në një diskotekë në komunën e Graçanicës, ku dyshohet se shtiu me armë në drjetim të një personi. Gjithashtu Albert Krasniqi ishte përfshirë në plagosjen e reperit të njohur nga Shqipëria, Noizy.Duke mos përfunduar me kaq, Krasniqi ishte paraburgosur dhe dënuar për plagosjen e këtij të fundit.

Ndryshe Albert Krasniqi ishte është një nga njerëzit më të njohur të showbizit, pasi nën menaxhimin e tij ishin disa reperë në mesin e tyre edhe Visar Shala (Skivi).

Skivi e shumë të tjerë, në mesin e tyre Ermal Fejzullahu, Enis Fetahu, Stresi e të tjerë kanë përkujtuar tashmë Albert Krasniqin, duke theksuar se s’u besohet ende se miku i tyre i jetës s’do të jetë më.

Ngjarja që ndodhi mbrëmë e që padyshim shokoi gjithë qytetarët është e gjashtë me radhë që në një periudhë një vjeçare ku familjarët vranë njëri-tjetrin./Lajmi.net/