Gjithandej Kosovës: Policia vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave anti-COVID

gjithandej-kosoves:-policia-vazhdon-me-kontrolle-ne-zbatimin-e-masave-anti-covid

Policia në një postim në Facebook, ka publikuar fotografi nga kontrollet e sontme gjithandej Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë komunikatë, Policia thotë se parësore për të është siguria dhe shëndeti i qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë vazhdon të mbetet prioritet në këtë periudhë pandemie

Policia e Kosovës që nga shfaqja e rasteve të para të infektimit me virus Covid-19 është angazhuar me përkushtim në ofrimin e mbështetjes për autoritetet shtetërore në funksion të menaxhimit të situatës, implementimit të planeve në zbatim të masave dhe kufizimeve për të parandaluar përhapjen e virusit.

Pavarësisht detyrave dhe angazhimeve tjera policore, në çdo kohë dhe në çdo vend, Policia është duke operuar me zyrtarët e saj dhe Inspektorët e AUV, për të kontribuar në respektimim e masave dhe në ruajtjen e shëndetit publik.

Prandaj, respektoni masat e vendosura në të mirë të secilit, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese sipas ligjit. /Lajmi.net/