Gjinovci për letrën e Thaçit drejtuar Ramës: Ai s’din me shkru ashtu

gjinovci-per-letren-e-thacit-drejtuar-rames:-ai-s’din-me-shkru-ashtu

Gjinovci është treguar dyshues për përmbajtjen e letrës, duke thënë se ish-presidenti nuk e ka aftësinë të shkruaj në atë formë, shkruan lajmi.net.

“Të gjithë e dimë që Thaçi s’din me shkru ashtu. Hajt mos u boni patetik tu pretendu që s’pe dini”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Ndryshe, ma herët Edi Rama, fitues i trefishtë i zgjedhjeve në Shqipëri dhe kryeministër aktual atje, publikoi letrën që ka marrë nga ish-presidenti Thaçi, letër kjo e shkruar nga Haga ku ai po qëndron në paraburgim si i akuzuar për krime lufte. /Lajmi.net/