Gjermania miraton masa të reja për të vaksinuarit kundër COVID-19

gjermania-miraton-masa-te-reja-per-te-vaksinuarit-kunder-covid-19

Atyre do t’u lejohet gjithashtu hyrja në dyqane dhe ambiente të tjera pa dhënë më parë një rezultat negativ të testit, siç kërkohet aktualisht nga pjesa tjetër e popullsisë.

Të enjten koalicioni i madh – i përbërë nga CDU / CSU e Kancelares Angela Merkel plus Social Demokratët, të Gjelbrit dhe e Majta votuan në favor të rregullores.

Ligji u miratua nga Bundesrat, i cili përfaqëson 16 shtetet, të premten. Ai do të hyjë në fuqi nga e diela, sqaroi qeveria gjermane në faqen e saj të internetit.

Gjermania dha më shumë se një milion vaksina në ditë për herë të dytë, duke grumbulluar numrin e njerëzve që kanë marrë një dozë në mbi 30 për qind.