Gjermania e vazhdon bllokadën nga COVID-19 deri më 7 mars

gjermania-e-vazhdon-bllokaden-nga-covid-19-deri-me-7-mars

Gjermania, fillimisht, vendosi një bllokim mbarëkombëtar në nëntor dhe më pas shtrëngoi kufizimet, mes rritjes së numrit të infektimeve të COVID-19, raporton ATSh.

Megjithatë, pavarësisht një rënie të rasteve të reja ditore, Merkel dhe liderët e shteteve nuk e ndiejnë që vendi është jashtë rrezikut.

Bllokimi detyroi mbylljen e shkollave, kopshteve dhe bizneseve jothelbësore.

Liderët miratuan që shtetet të vendosnin vetë për rihapjen e shkollave, ndërsa parukeritë mund të rinisin sërish nga veprimtaria më 1 mars.