Gjermania dhe Kina bashkohen në luftën kundër ndryshimeve klimatike

gjermania-dhe-kina-bashkohen-ne-luften-kunder-ndryshimeve-klimatike

Gjermania dhe Kina kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin e tyre në një përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike duke ndihmuar që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius (2.7 Fahrenheit) deri në vitin 2100.

Vendeve i ka mbetur shumë pak kohë për të arritur atë synim, të përcaktuar në marrëveshjen e Parisit më shumë se pesë vite më parë, sepse temperaturat globale janë rritur tashmë me rreth 1.2 C, sipas shkencëtarëve.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ulur emetimet e gazrave serë,” tha Svenja Schulze, ministrja e mjedisit të Gjermanisë të hënën.

Kina është bërë emetuesi më i madh në botë i gazrave për ngrohjen e planetit, duke lënë pas edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat tani renditen në vendin e dytë. Vendi është zotuar të ndalojë shtimin e dioksidit të karbonit, gazit kryesor serrë, në atmosferë deri në vitin 2060 – një dekadë më vonë se premtimi i SHBA-së dhe Bashkimit Europian. /abcnews

The post Gjermania dhe Kina bashkohen në luftën kundër ndryshimeve klimatike appeared first on Mesazhi.com.