Gjermani: Të vaksinuarit së shpejti rifitojnë “lirinë”

gjermani:-te-vaksinuarit-se-shpejti-rifitojne-“lirine”

Në sfond qëndron një analizë e Institutit Shkencor Robert Koch, RKI, sipas së cilës detyrimi për karantinim dhe testim për ata që janë plotësisht të vaksinuar do të duhet të hiqet së shpejti”, shkruan kjo gazetë.

Pa test tjetër tek parukieri apo në dyqane

Kur të ketë rënë vala e tretë e pandemisë dhe të fillojnë hapje të tjera bazuar në testet e shpejtë, do të mund të zbatohet ky vendim. „Kush është i vaksinuar, mund të hyjë pa test të shpejtë në dyqan apo në parukeri”, tha Spahn. Përveç kësaj në bazë të vlerësimit të RKI nuk do të ketë më karantinë për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Bazë për këto plane janë evaluimet e studimeve shkencore aktuale nga RKI. Gazeta „Bild am Sonntag” i referohet një raporti të dërguar në Ministrisë e Shëndetësisë, të cilin thuhet, se „sipas dijeve aktuale rreziku i një transmentimi të virusit përmes personave që janë vaksinuar plotësisht më së voni nga dita e 15-të e dhënies së dozës së dytë të vaksinës është më i ulët se sa prova e një testi negativ të shpejtë tek personat e infektuar pa simptoma.”

Analiza është dërguar tek  landet

Ky raport është dërguar të shtunën tek landet. Konferenca e Kryeministrave të Landeve i ishte drejtuar me një lutje RKI për të analizuar, kur dhe nëse “mund të jetë e panevojshme” përfshirja e të vaksinuarve në konceptet testuese. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn kërkon të zbatojë shpejt lirimin e të vaksinuarve nga detyrimi i testimit dhe karantimit. “Ne do t’i zbatojmë pa vonesë në praktikë këto të dhëna në bisedime me landet”, tha Spahn.