Gjendja shëndetësore e Presidentit palestinez Mahmoud Abbas është e mirë

gjendja-shendetesore-e-presidentit-palestinez-mahmoud-abbas-eshte-e-mire

Bëhet e ditur se Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, i cili iu nënshtrua një kontrolli mjekësor në Gjermani, është në gjendje të mirë.

Agjencia zyrtare palestineze “WAFA” njoftoi se kontrolli shëndetësor i Presidentit Abbas në Gjermani ka përfunduar.

Rezultatet nuk treguan ndonjë gjendje negative, ndërsa Presidenti Abas është mirë me shëndet. Bëhet e ditur se Abbas do të kthehet nesër në Palestinë.

Dy helikopterë të forcave të armatosura jordaneze zbarkuan në qytetin e okupuar të Ramallahut në Bregun Perëndimor në 5 prill për të marrë Presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Abbas, për të cilin ishte planifikuar t’i nënshtrohej testeve të zakonshme shëndetësore jashtë vendit, ka kaluar nga Jordania në Gjermani.

Abbas, 85-vjeç, më parë kishte kaluar disa kontrolle në spitalet në Bregun Perëndimor të okupuar dhe kryeqytetin e Jordanisë, Aman. /trt

The post Gjendja shëndetësore e Presidentit palestinez Mahmoud Abbas është e mirë appeared first on Mesazhi.com.