Gjendet nëndetësja e zhdukur në Indonezi, të gjithë anëtarët e ekuipazhit konfirmohen të vdekur

gjendet-nendetesja-e-zhdukur-ne-indonezi,-te-gjithe-anetaret-e-ekuipazhit-konfirmohen-te-vdekur

Ushtria e Indonezisë konfirmoi se nëndetësja e zhdukur është gjetur dhe se të gjithë 53 pjesëtarët e ekuipazhit brenda kanë vdekur, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konference shtypi në Bali, shefi ushtarak indonezian Hadi Tjahjanto tha se një imazh që është konfirmuar të jetë pjesë e anijes së mbytur përmban spiranca dhe pjesë të tjera të anijes, duke përfshirë rrobat e sigurisë së ekuipazhit.

Bazuar në prova autentike, ai tha, “mund të thuhet se KRI Nanggala-402 është mbytur dhe i gjithë ekuipazhi i saj ka vdekur”.

Nëndetësja indoneziane u zhduk me ekuipazhin e saj gjatë një stërvitjeje të mërkurën.

KRI Nanggala-402 u ndërtua në Gjermani në vitin 1977 dhe hyri në shërbim në Marinën Indoneziane në vitin 1981. /aa

The post Gjendet nëndetësja e zhdukur në Indonezi, të gjithë anëtarët e ekuipazhit konfirmohen të vdekur appeared first on Mesazhi.com.