Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, trupi i personit ishte me veshje ushtarake dhe emblemë të UÇK-së

gjenden-mbetje-mortore-ne-gjakove,-trupi-i-personit-ishte-me-veshje-ushtarake-dhe-embleme-te-uck-se

Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i varrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë varri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë.

Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është varrosur aty.

Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ato Rajonale dhe pritet së shpejti të dali dhe  Njësia qendrore e Hetimit të Krimeve të Luftës.