Gjatë muajit shkurt 227 jetë të humbura nga COVID-19 në Idlib të Sirisë

gjate-muajit-shkurt-227-jete-te-humbura-nga-covid-19-ne-idlib-te-sirise

Autoritetet shëndetësore siriane kanë konfirmuar se që nga 1 shkurti në qytetin Idlib janë regjistruar 227 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), si dhe 11.515 infeksione, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/drejtori shëndetësor dhe oficer i programit të vaksinave në Siri, Rifat Ferhat, për AA tha se “janë marrë masa parandaluese për të luftuar pandeminë” në këtë provincë siriane.

“Gjithsej 1 milion maska u shpërndanë për njerëzit lokalë. Autoritetet apelojnë për respektimin e rregullave të distancës sociale dhe përdorimin e maskave në tregje, xhami dhe zona të tjera të mbushura me njerëz”, tha Ferhat.

Siria është shkatërruar nga një luftë civile që filloi në vitin 2011, kur regjimi i Bashar al-Assadit goditi protestat pro-demokratike. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë janë zhvendosur.

Qyteti Idlib ndodhet brenda një zone të de-përshkallëzimit, e formuar nën një marrëveshje midis Turqisë dhe Rusisë. Zona ka qenë subjekt i marrëveshjeve të shumta të armëpushimit, të cilat shpesh herë janë shkelur nga regjimi i Assadit dhe aleatët e tij.

The post Gjatë muajit shkurt 227 jetë të humbura nga COVID-19 në Idlib të Sirisë appeared first on Mesazhi.com.