Gjakovë-Prishtinë/ Operacion policor në bashkëpunim me autoritetet zvicerane, ngrihen prona dhe llogari bankare

gjakove-prishtine/-operacion-policor-ne-bashkepunim-me-autoritetet-zvicerane,-ngrihen-prona-dhe-llogari-bankare

Parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit në vend mbetet prioritet i autoriteteve ligj zbatuese në vend dhe në këtë kontekst, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në funksion të bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit më datë 14.09.2021 ka zhvilluar një operacion të bastisjeve në katër lokacione, tri në Regjionin e Gjakovës dhe një në Regjionin e Prishtinës.

Operacioni është zhvilluar me urdhëresë të gjykatës Themelore në Prishtinë/Departamenti Special, pas kërkesës se pranuara nga autoritete policore të shtetit të Zvicrës, në bashkëveprim me një ekip hetuesish dhe një prokuror nga Shteti i Zvicrës, nëpërmes ndihmës juridike ndërkombëtare.

Në rajonin e Gjakovës janë bastisur dy shtëpi me objekte përcjellëse dhe një zyre projektuese, ndërsa në Prishtinë është bastisur një banesë. Gjatë bastisjes është arritur të sekuestrohen dokumente të ndryshme si: kontrata, fatura dhe dokumentacione tjera përcjellëse.

Në këtë rast është sekuestruar edhe një veturë e tipit Merecedes me targa vendore pronë e të dyshuarit H.B. (1957)

Gjykata kompetente në lidhje me rastin ka shqiptuar masën për parandalimin e shitjes së pronave (dy shtëpive dhe një banesë) dhe ngrirjen e llogarive bankare të të dyshuarave.

Dy persona (H.B. dhe A.B.) janë të dyshuar për veprat penale ”Pastrim i Parave” “Mashtrim” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve“ bazuar në legjislacion penal të shtetit të Zvicrës dhe rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të avancoj edhe më tej bashkëpunimin me autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare në parandalimin dhe luftimin e krimit të të gjitha llojeve, përfshirë kriminalitetin transnacional.

The post Gjakovë-Prishtinë/ Operacion policor në bashkëpunim me autoritetet zvicerane, ngrihen prona dhe llogari bankare appeared first on Mesazhi.com.