Gërvalla: Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar!

gervalla:-znj-daka,-shikoje-kete-fature.-684,20-euro-per-te-votuar!

Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit, konkretisht Lëvizja “Vetëvendosje”, Donika Gërvalla ka publikuar një faturë në profilin e saj në Facebook.

Ajo i është drejtuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, me një mesazh.

No photo description available.
Postim i plotë:

Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar.

Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës.

Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës.

14 shkurti po vjen!

The post Gërvalla: Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar! appeared first on Mesazhi.com.