Gërvalla për “Planin Slloven”: Ide të tilla janë të rrezikshme, çojnë në konflikte të panevojshme

gervalla-per-“planin-slloven”:-ide-te-tilla-jane-te-rrezikshme,-cojne-ne-konflikte-te-panevojshme

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur në një konferencë për media me homologun e saj nga Maqedonia, Bujar Osmani, pas takimit që ata patën sot në Prishtinë.

Gërvalla është pyetur nga gazetarët në lidhje me të ashtuquajturin “Planin Slloven” për ndryshimin e kufijve, për të cilin ajo ka thënë se e ka ndjekur me shqetësim atë që është raportuar nga mediat, shkruan lajmi.net.

“Kemi ndjek me shumë shqetësim daljen në media të letrave të tilla dhe tezave të tilla të cilat vetëm përmendja e tyre është tepër e rrrezikshme për rajonin. Ne kemi pasur edhe më 2018-tën tendenca për gjetjen e zgjidhjeve përmes territoreve. Për ne është shumë e qartë që e shohim të rrezikshëm këtë dhe do të duhej të gjitha palët të ishin të kujdesshëme për shkak se cyten konflikte të reja të cilat për rajonin tonë do të ishin shumë të panevojshme”, ka thënë Gërvalla.

Për një dokument të tillë ka folur edhe Osmani, i cili ka thënë se nuk duhet të bëhet ndërlidhja e të njëjtit me Slloveninë, pasi që sipas tij ky shtet është përkrahës i madh i Ballkanit që ky regjion të integrohet në BE.

The post Gërvalla për “Planin Slloven”: Ide të tilla janë të rrezikshme, çojnë në konflikte të panevojshme appeared first on Mesazhi.com.