Gërvalla ftohet t’i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së

gervalla-ftohet-t’i-drejtohet-komisionit-per-pune-te-jashtme-te-pe-se

Në komunikatën ministrore thuhet se në ftesën e tij, McAllister, ka ftuar ministren Gërvalla t’i drejtohet anëtarëve të këtij komisioni në njërën prej takimeve të tyre, duke e parë si një mundësi të mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin. /Lajmi.net/