Gërguri: Mos besoni gjithçka në internet edhe nëse e shihni me sytë e tuaj

gërguri:-mos-besoni-gjithçka-ne-internet-edhe-nëse-e-shihni-me-sytë-e-tuaj

Dren Gerguri, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, në emisionin Edumedia i cili realizohet në bashkëpunim me OSBE-në, u bëri thirrje të gjithë përdoruesve të internetit të kenë kujdes rreth prodhimeve të ndryshme mediatike për shkak edhe të shfaqjes tashmë të fenomenit të ri të manipulimit teknologjik i njohur si ‘deepfake’.

Sipas Gërgurit, me ‘deepfake’ apo falsifikim të thellë mund të shtrembërohen deklarata nga video të personalitetëve të ndryshme dhe të duken si të vërteta.