Gaza, Hamasi mban paradën e dytë që nga përfundimi i sulmeve izraelite

gaza,-hamasi-mban-paraden-e-dyte-qe-nga-perfundimi-i-sulmeve-izraelite

Krahu ushtarak i lëvizjes palestineze Hamas, Brigada Ezeddin al-Qassam mbrëmë ka mbajtur një paradë ushtarake në jug të Gazës, e cila është ngjarja e dytë e tillë e mbajtur në këtë rajon të bllokuar palestinez që nga fundi i sulmeve izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Parada u mbajt si pjesë e nderimit të viktimave të sulmeve izraelite dhe festimit të fitores së rezistencës palestineze mbi Izraelin.

Qindra luftëtarë të Hamasit parakaluan nëpër rrugët e Khan Yinis, duke treguar snajperë, raketa dhe armë tjera që kishin në dispozicion.

“Ne vazhdojmë të përgatisim Brigadën fituese Al-Qassam për një luftë të re”, tha aktivisti Abu Enes.

Tubimi gjithashtu u ndoq nga udhëheqësit e lëvizjes palestineze të Xhihadit Islamik, Khalid al-Batsh, i cili në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se respektimi i ndërprerjes së konfliktit varet vetëm nga Izraeli.

Forcat izraelite filluan sulme të ashpra në Gaza më 10 maj dhe të paktën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, humbën jetën në rajonin palestinez për 11 ditë. /aa

The post Gaza, Hamasi mban paradën e dytë që nga përfundimi i sulmeve izraelite appeared first on Mesazhi.com.