Garoi për herë të parë për deputet, kaq vota mori në vendlindje djali i Hysni Gucatit

garoi-per-here-te-pare-per-deputet,-kaq-vota-mori-ne-vendlindje-djali-i-hysni-gucatit

Në bazë të numërimit të votave nga formularët e publikuar nga KQZ’ja, në 74 vendvotime në Skenderaj, Musli Gucati që kandidoi për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës arriti të marr 845 vota.

Babai i Musliut, Hysnia është duke u mbajtur në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.

Ai sa bashku me Nasim Haradinaj po akuzohen nga Gjykata Speciale për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në ndërkohë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje me mbi 47% të votave të përgjithshme.