Garda Kombëtare e Ajovës uron 13 vjetorin e pavarësisë: Festojmë me partnerët tanë në Kosovë

garda-kombetare-e-ajoves-uron-13-vjetorin-e-pavaresise:-festojme-me-partneret-tane-ne-kosove

Përmes një postimi në Twitter, kanë ndarë një fotografi të flamurit të Kosovës me mbishkrimin “duke festuar me partnerët tanë në Kosovë”.

Shteti i Iowas e ka përkrahur fuqimisht Kosovën në formimin e ushtrisë. Ky shtet, ka dhuruar automjete ushtarake për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe ndihmë profesionale në trajnime.

Gjithashtu, vendimi për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Kosovës në misione paqëruajtëse së bashku me NATO-n e ka rikonfirmuar përkrahjen e këtij shteti ku ushtarët e Kosovës do të jenë përkrah atyre të Iowas në misione. /Lajmi.net/