Gani Geci tregon tre emrat që do t’i votonte në listën e PDK-së

gani-geci-tregon-tre-emrat-qe-do-t’i-votonte-ne-listen-e-pdk-se

Geci ka zgjedhur për të votuar nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismailin, sepse sipas Gecit, Ismaili kishte punuar mirë gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë.

Pastaj ka zgjedhur Hysen Berishën, kjo per shkak se Geci thotë që ushtarakët duhet ta përkrahin njëri-tjetrin pa marrë parasysh situatën.

Personi i tretë dhe i fundit të cilin Geci do ta votonte është Fadil Beka, kjo për shkak se sipas tij, Beka është një mjek i mirë.

“Uran Ismailin. Hysen Berishën. Fadil Bekën”, ka potencuar Geci.