Fushata e Abrashit me paret e shtetit, nënshkruan memorandume milionëshe më komunat e LDK-së

fushata-e-abrashit-me-paret-e-shtetit,-nenshkruan-memorandume-milioneshe-me-komunat-e-ldk-se

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka nisur fushatën parazgjedhore duke nënshkruar memorandume milionëshe, e shumica prej tyre janë në komunat ku udhëheq partia e tij, pra Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të paktën tri memorandumet e fundit janë nënshkruar me komunat ku udhëheq LDK-ja. Ndërsa një tjetër në komunën ku kjo parti është pjesë e koalicionit.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova, që është edhe nënkryetar i LDK-së, raporton lajmi.net.

Abrashi tha se në Komunën e Istogut, ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore,  në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.

Rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.

Ndërsa disa ditë me parë Abrashi ka nënshkruar momerandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Vitisë, me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti, edhe ky nga radhët e LDK-së.

Abrashi tha se janë dy projekte që do të realizohen në Komunën e Vitisë e që e kalojnë vlerën e 1 milion eurove.

“Projekti i parë është ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës, prej Anton Qeta deri te rruga Sejdiu, fshati Stubëll e Epërme, Viti, faza 2, prej  550 euro. Ndërsa projekti i dytë është asfaltimi i rrugës Mjak – Doboldeh, në vlerë prej  535 mijë euro. Të dy këto projekte do të kenë ndikimin në përmirësimin e infrastrukturës së Komunës së Vitisë, por do të shërbejnë edhe në lidhjen më të mirë në mes të fshatrave”, tha Abrashi.

Abrashi ka nënshkruar momerandum bashkëpunimi edhe me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, edhe kjo komunë udhëhiqet nga LDK-ja.

Abrashi e Muhaxheri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për financimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore në këtë komunë.

Po ashtu një momerandum bashkëpunimi, Abrashi e ka nënshkruar edhe me komunën e Klinës, të cilën e udhëheq AAK-ja në koalicion me LDK-në dhe VV-në, por këtë momerandum Abrashi nuk e nënshkroi me kryetarin, por më nënkryetarin e kësaj komune, Besim Hoti, i cili vije nga partia e tij.

Abrashi kishte thënë se Klina është njëra nga komunat që përfiton katër projekte infrastrukturore, e që vlera e projekteve arrin afër 1 milion euro.

Në memorandum është ndërtimi i rrugës Klinë – Dresnik – Dollc,  në vlerë prej 400 mijë eurove, ndërtimi i rrugës Ranoc – Leskoc – Zllakuqan, në vlerë prej  250 mijë eurove, asfaltimi i rrugëve në fshatrat Jagodë, Budisalc dhe Bërvokë, në vlerë prej  60 mijë eurove dhe asfaltimi i rrugës Aqarevë – Siqevë, faza e dytë në vlerë prej 90 mijë eurove.

Më datë 4 shkurt,Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili vjen nga LDK-ja.

“Përmes kësaj marrveshjeje, Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e disa projekteve infrastrukturore në Lipjan, për të cilat ministri Abrashi theksoi se janë tejet të rëndësishme për mirëqenien e banorëve.Me këtë dokument të nënshkruar, i hapet rrugë rikonstuimit të rrugëve fshatin Llugaxhi dhe asfaltimit të rrugëve në fshatrat Torinë, Banullë, Topliqan, Kraishtë dhe Shalë.Këto projekte janë pjesë e marrëveshjeve të reja me komunat e Kosovës dhe parashohin financimin e ndarë në disa faza”, ka bërë të ditur Ministria.

Edhe pse ministria e Infrastrukturës, ka njoftuar se ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapara për vitin 2021. Por në muajt e fundit, nuk ka pasur asnjë momerandum bashkëpunimi me komunat ku udhëheq partia e Abrashit.

Të gjitha këto momerandume, Abrashi i ka nënshkruar gjatë muajit janar dhe shkurt, në këtë kohë kur edhe partitë politike janë duke bërë fushatë për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Nuk dihet nëse kjo ministri do të nënshkruaj momrandume edhe me komunat tjera, ku nuk udhëheq, por muajt e fundit nuk e kemi parë një gjë të tillë.

The post Fushata e Abrashit me paret e shtetit, nënshkruan memorandume milionëshe më komunat e LDK-së appeared first on Mesazhi.com.