Frika nga variantet e reja, Italia zgjat kufizimet e udhëtimit

frika-nga-variantet-e-reja,-italia-zgjat-kufizimet-e-udhetimit

Autoritetet italiane po përpiqen të marrin masa për të frenuar përhapjen e mutacioneve, që konsiderohen shumë më infektuese se variant fillestar i koronavirusit.

Zyrtarët vendas thanë se Ministria e Shëndetësisë do të rrisë përpjekjet për vaksinim, duke u kërkuar rajoneve që të përdorin të gjitha dozat që kanë, në vend që t’i ruajnë për dozën e dytë.

Ndalimi i udhëtimeve brenda Italisë hyri në fuqi pak para Festës së Krishtlindjes dhe pritej të përfundonte më 25 shkurt, por zyrtarët druhen se lehtësimi i masave të izolimit mund të rezultojë me raste të reja të infektimit me variantin britanik të koronavirusit.

Një nga vendimet e para të kryeministrit Mario Draghi ishte kufizimi për të vizituar familjen dhe miqtë, duke thënë se nuk lejohen më shumë se dy persona te huaj ne një shtëpi.

Ndonëse numri i të prekurve me koronavirus nga rënë nga 40.000 në nëntor, në 15.000 tani, shkalla e infektimit dhe përqindja e testeve pozitive është rritur në disa rajone.

Që prej shpërthimit të epidemisë në shkurt të vitit të kaluar, në Itali janë shënuar 95.718 viktima, shifra më e lartë kjo në Evropë pas Britanisë së Madhe, dhe e shtata në listën botërore./tch