Frape me bazë agrumesh për një dozë të mirë vitaminash, magnezi e kaliumi

frape-me-baze-agrumesh-per-nje-doze-te-mire-vitaminash,-magnezi-e-kaliumi

Në këtë sezon ka me bollëk agrume e banane e jo në pak raste na ka ndodhur t’i hedhim edhe në plehra për shkak se nuk i kemi ngrënë dot të gjtiha.

Por me portokajt e mandarinat, banane e dardhë mund të përgatisim në shtëpi një frape shumë të shëndetshme.

Një përzierje shijesh dhe mirëqenieje me doza të larta magneziumi dhe kaliumi, përveç vitaminave B dhe C, perfekte për të pastruar organizmin dhe për t’i dhënë energji gjithë trupit.

Përbërësit

Lëngu i tre portokajve ose mandarinave

3 banane të mesme

2 dardhë mesatare

1 lugë kafeje mjaltë ose nektar agavia

1 lugë kafeje aromë vaniljeje natyrale

Përgatitja:

Bashkoni në frulator lëngun e portokallit, bananet e qëruara dhe të prera në copa, dardhët të cilave u keni hequr meset dhe i keni prerë në copa, mjaltin e vaniljen dhe më pas frulojini me shpejtësi të lartë përreth 30 sekonda derisa të keni marrë një komposto kremoze.

Shijojeni frapenë ngadalë në mënyrë që të favorizoni tretjen: është e pasur në sheqerna natyrale dhe fibra. /Lajmi.net/