Francë, mes emigrantëve të vdekur ka gra shtatzëna dhe fëmijë

france,-mes-emigranteve-te-vdekur-ka-gra-shtatzena-dhe-femije

Së paku 27 emigrantë kanë humbur jetën kur varka e tyre u zhyt në përpjekje për të kaluar La Manche, ndërsa mes tyre ka pasur fëmijë dhe gra shtatzëna, tha sot një zyrtar i qeverisë franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka njoftuar arrestimin e të dyshuarit të pestë për trafikim të qenieve njerëzore që besohet të jetë përfshirë në tragjedinë më vdekjeprurëse të emigracionit deri më tani në një rrugë të rrezikshme detare.

Autoritetet franceze njoftuan të dhëna të ndryshme për numrin e të vdekurve nga fundosja e varkës të mërkurën dhe variojnë nga 27 në 31. Darmanin konfirmoi të enjten se 27 emigrantë humbën jetën.

Ai theksoi se autoritetet po punojnë për përcaktimin e kombësisë së viktimave dhe dy të mbijetuarit janë trajtuar për hipotermi.

Mes të vdekurve ka gra shtatzëna dhe fëmijë”, konfirmoi ministri Darmanin.

Darmanin njoftoi menjëherë të mërkurën arrestimin e katër të dyshuarve për trafikim të qenieve njerëzore nën dyshimin se ishin të lidhur me një varkë të fundosur. Ai tha për RTL se i dyshuari i pestë është arrestuar gjatë natës. /aa

The post Francë, mes emigrantëve të vdekur ka gra shtatzëna dhe fëmijë appeared first on Mesazhi.com.