Francë: Ish presidenti Sarkozi dënohet me burg

france:-ish-presidenti-sarkozi-denohet-me-burg

Ish presidenti francez Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) u shpall fajtor dhe u dënua me një vit burg e dy vite suspendim nën akuzat për korrupsion dhe ndikim në shitblerje.

Është presidenti i dytë francez pas Zhak Shirak-ut (Jacques Chirac) që dënohet për korrupsion.

Vendimi i sotshëm nga gjykata parisiene e shpall politikanin 66 vjeçar fajtor për përfshirje në korrupsion ndaj gjyqtarit Gilbert Azibert të cilit i kishte ofruar një punë në Monako si këmbim për informacione konfidenciale në lidhje me përfshirjen e Sarkozit në skandalin e pagesave të paligjshme për fushatën e tij presidenciale në 2007.

Nikola Sarkozi shërbeu si president i Francës nga viti 2007 deri në 2012.

Veprimi që ka bërë Sarkozi ndryshe quhet “korrupsioni politik” ku një zyrtar i lartë qeveritar apo rrethi i tij përdor pushtetin për përfitime të paligjshme personale.  /Mesazhi.com/AJA

The post Francë: Ish presidenti Sarkozi dënohet me burg appeared first on Mesazhi.com.