Franca drejt mbylljes së tretë nëse ora policore nuk jep efekt kundër koronavirusit

franca-drejt-mbylljes-se-trete-nese-ora-policore-nuk-jep-efekt-kunder-koronavirusit

Saktësisht një vit pasi Franca konfirmoi rastin e parë me koronavirus në botë, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha në një intervistë për gazetën “Le Parisien” se nëse infektimi nuk bie dhe se “nëse variantet e reja të virusit përhapen gjithandej, ne do të ndërmarrim masa të tjera. Dhe kjo quhet izolim… do të mbyllemi”, raporton AP.

Një zyrtar nga presidenca franceze deklaroi po ashtu se “gjithçka është në tavolinë” por ende nuk është firmosur asgjë derisa të shihen efektet e orës policore nga ora 6 në mbrëmje deri në ora 6 të mëngjesit, në javën e ardhshme.

Si pasojë e orës policore, restorantet dhe shumë vende të tjera publike në Francë janë mbyllur që nga tetori i vitit të kaluar. Mirëpo, pavarësisht kësaj, infektimet dhe vdekjet kanë shkuar duke u rritur këtë muaj.

Franca e cila ka humbur të paktën 72 mijë e 877 jetë si pasojë e pandemisë, ka vaksinuar deri më tani më shumë se 1 milionë njerëz.

Të shtunën, ky shtet ka filluar tu kërkoj testin negativ për koronavirus udhëtarëve që arrijnë në Francë nëpërmjet ajrit apo detit, nga shtetet e tjera të Evropës.