Franca dhe Gjermania, thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë në kufijtë e Ukrainës

franca-dhe-gjermania,-thirrje-rusise-te-terheqe-trupat-ushtarake-ne-kufijte-e-ukraines

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i kanë bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë në kufi me Ukrainën.

Emmanuel Macron, Angela Merkel dhe Zelenskyy gjatë një video-konference, ndanë “shqetësimet e tyre në lidhje me rritjen në numër të trupave ruse në kufirin me Ukrainën” dhe bënë thirrje për një tërheqje të “këtyre përforcimeve në mënyrë që të arrihet ulja e tensioneve”, sipas një deklarate nga kancelarja gjermane.

Macron dhe Merkel theksuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Të dyja vendet, të cilat ndihmuan në ndërmjetësimin e një marrëveshje paqësore që u nënshkrua në shkurt 2015 në kryeqytetin bjellorus të Minsk, po nxisin rinisjen e bisedimeve që përfshijnë udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë.

Takimi i tyre i fundit, i cili u zhvillua në Paris në dhjetor të 2019, ndihmoi në zbutjen e tensioneve por nuk arriti t’i jepte fund konfliktit në Ukrainën lindore. Zelenskyy tha: “Ata gjithmonë mbështesin integritetin dhe sovranitetin tonë .”Unë mendoj se nuk është vetëm problemi ynë, por ka të bëjë me sigurinë e Europës,” përfundoi ai./abcnews

The post Franca dhe Gjermania, thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë në kufijtë e Ukrainës appeared first on Mesazhi.com.