Fotografia e Vjosa Osmanit vendoset nëpër zyra

fotografia-e-vjosa-osmanit-vendoset-neper-zyra

Por, edhe institucionalistët tjerë qeveritarë kanë filluar që fotografinë e të parës së shtetit ta zëvendësojnë me atë të paraardhësit të saj, Hashim Thaçi.

Nuk dihet pas sa shkrepjesh të Arban Osmanit arriti të finalizohet portreti i Osmanit, pasi fotografi nuk pranoi këtë përvojë ta ndajë me Klan Kosovën.

Por, realizimi i një fotografie të formatit të këtillë nuk është gjë e lehtë për t’u bërë.

Kështu të paktën thotë fotografi Astrit Ibrahimi i cili tregon që pati shumë pak kohë në dispozicion për ta bërë fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Fotografia e Vjosa Osmanit u miratua të hënën nga një komision prej katër anëtarësh në përputhje me Protokolllin e Shtetit.

Ndërkaq fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi, sipas rregullores për kriteret e përzgjedhjes dhe vendosjes së fotografisë së presidentit të Republikës së Kosovës, duhet të zëvendësohet me atë të Vjosa Osmanit të paktën në një afat prej 30 ditësh më së largu që nga dita kur fotografia zyrtare e pasardhëses së tij u miratua.

Sipas rregullores së njëjtë, fotografia duhet të jetë e vendosur në kornizë dhe po ashtu të vendoset në mur në vend të dukshëm ballor në distancë afërsisht 2 m nga dyshemeja.