Forcat izraelite bastisën dhe shkatërruan shtëpitë e palestinezëve

forcat-izraelite-bastisen-dhe-shkaterruan-shtepite-e-palestinezeve

Bëhet e ditur se forcat izraelite arrestuan 22 palestinezë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut e okupuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

“Trupat izraelite bastisën pjesë të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor gjatë natës”, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në një deklaratë me shkrim.

Gjatë bastisjeve u ndaluan 3 ish të arrestuar dhe 22 palestinezë të tjerë për akuza të ndryshme.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Jerusalemin Lindor, po i ndalojnë palestinezët për akuza të ndryshme.

Disa nga palestinezët, përfshirë gratë dhe fëmijët, po mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë me radhë pasi arrestimet tashmë janë bërë të zakonshme në këto vende.

Ndërkohë, forcat izraelite shkatërruan 3 shtëpi që u përkisnin 2 familjeve palestineze në qytetin e okupuar Al Khalil në jug të Bregut Perëndimor me arsyetimin se ato ishin “të palicencuara”.

Burimet vendore bëjnë të ditur se 12 palestinezë nga dy familjet mbetën në mes të rrugës për shkak të shkatërrimit të shtëpive të tyre.

(TRT)