FMN parashikon rritje të fortë ekonomike në 2021-2022, ekspertët skeptikë

fmn-parashikon-rritje-te-forte-ekonomike-ne-2021-2022,-ekspertet-skeptike

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rimëkëmbje më të fortë ekonomike këtë vit dhe të ardhshmin.

Parashikimi i ri global flet për një rritje respektive prej 6 dhe 4.4 për qind këtë vit dhe tjetrin.

Por ekspertët druhen se rikuperimi nuk do të jetë aq mbresëlënës në zonën Euro pas një rënieje prej 6.5% të regjistruar në 2020-n.

Niveli i rritjes këtë vit në zonën Euro nuk do të mjaftojë për kompensimin e humbjeve të regjistruara në 2020-n. Cila është situata këtu? Dhe sa do të mund të ndihmojnë politikat monetare dhe fiskale nëse ritmi i vaksinimit mbetet ai që është?

“Ne presim që nivelet e periudhës së para krizës të arrihen për zonën Euro si e tërë në gjysmën e parë të 2022-shit, me disa ndryshime mes vendeve. Gjermania dhe Franca më herët, ndërsa Spanja dhe vende të tjera jo para 2022-shit. Natyrisht, ritmi i vaksinimit është ai që mund të bëjë diferencën”, tha Petya Koeva Brooks, nëndrejtoreshë e Departamentit të Kërkimeve, FMN.

Ekonomitë ishin më fleksibël, sidomos në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe i janë përshtatur realitetit të ri. Si ka ndikuar kriza e COVID-19 tek ky fleksibilitet dhe tek aftësia për t’u përshtatur për të ardhmen? Dhe ndoshta përballë krizave të reja?

“Është e vështirë të flasësh për këtë kur jemi në mes të pandemisë. Por mendoj se ajo që kemi parë është fleksibilitet dhe përshtatje, që sinqerisht nuk i prisnim. Ndaj, kur po bënim parashikimet tona 6 muaj më parë dhe projeksionet për tremujorin e fundit të vitit, kur kishte një valë të re izolimesh, ne prisnim një impakt më të madh. Por njerëzit në shumë mënyra kanë mësuar se si të punojnë pavarësisht krizës shëndetësore”, thotë Petya Koeva Brooks. /euronews

The post FMN parashikon rritje të fortë ekonomike në 2021-2022, ekspertët skeptikë appeared first on Mesazhi.com.