Flet biznesmeni italian që inskenoi vdekjen në Pukë

flet-biznesmeni-italian-qe-inskenoi-vdekjen-ne-puke

Mbrëmjen e djeshme ai ka thënë përpara hetuesve në Prokurorinë e Perugias se ishte zhdukur për shkak të problemeve financiare që ai ka me biznesin e tij në fushën e produkteve të kozmetikës.

La Nazione shkruan se Pecorelli ka qëndruar për disa kohë në një komunitet të priftërinjve në Medugorje, qytet në Bosnje. Aty kishte shkuar falë ndihmës së një prifti katolik shumë të njohur në Shqipëri”, raporton media italiane.

“Vendosa të zhdukem sepse u mposhta nga problemet ekonomike. Praktikisht jam i shkatërruar”, ka thënë ai ndër të tjera.

Megjithatë, Pecorelli pohoi se në Tetor kishte planifikuar që të kthehej në shtëpi, pavarësisht se u zbulua përpara kësaj kohe. Sipërmarrësi italian u zbulua pasi u detyrua të njoftonte autoritetet për shkak të defektit që i pësoi gomonia në det pranë ishullit Monte Cristo.

“Anëtarët e familjes time nuk e dinin se ku isha dhe arsyeja e zhdukjes nuk ka të bëjë me siguracionin e jetës. Kam qenë sipërmarrës për 30 vjet”, ka thënë Pecorelli në Prokurorinë e Perugias.

Ditët e fundit, Pecorelli kishte bërë një tërheqje në një bankomat në Romë. Pasi është kryer transaksioni ka shkuar një mesazh në telefonin e bashkëshortes së Pecorelli-t. Kjo ka lajmëruar autoritetet duke rritur shpresat se ai mund të ishte gjallë.

Pas marrjes në pyetje, mbrëmë Pecorelli pranoi për gazetarët italianë se është i vetëdijshëm që edhe në Shqipëri ka kryer vepër penale, pasi i vendosi zjarrin makinës që kishte marrë me qira dhe brenda mjetit u gjetën mbetje kockore.

Këto mbetje nuk janë identifikuar ende kujt i përkasin, por dyshohet se janë marrë nga një varr i vjetër në Pukë.

Hetimet tashmë janë përqendruar për të gjetur arsyen se pse Pecorelli inskenoi një skenat të ngjashëm me atë të një filmi.