Flasin dëshmitarët: Ky ishte motivi i dobët që çoi në gjuajtjen me armë tek rruga “B”

flasin-deshmitaret:-ky-ishte-motivi-i-dobet-qe-coi-ne-gjuajtjen-me-arme-tek-rruga-“b”

Dëshmitaret për Klan Kosova kanë treguar se konflikti ka nisur pasi një veturë ia ka zënë rrugën tjetrës.

Katër persona që ishin brenda një veture i janë vërsulur personit që ishte në veturën tjetër dhe ai më pas ka shtënë me armë zjarri, por që fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Dëshmitarët po ashtu treguan se pas këtij akti të dyja grupet janë larguar nga vendi ngjarjes.

Rastin për  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, i cili ka thënë se policia ka shkuar në vendngjarje me të marrë lajmin dhe kanë bërë grumbullimin e të gjitha provave dhe dëshmive, si dhe se janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e personave të përfshirë në këtë incident.