Fjalët e Kurtit dhe Osmanit përkrah njëri-tjetrin në hapjen zyrtare të fushatës në Prishtinë

fjalet-e-kurtit-dhe-osmanit-perkrah-njeri-tjetrin-ne-hapjen-zyrtare-te-fushates-ne-prishtine

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale të zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje përkrah me Vjosa Osmanin bënë hapjen e fushatës zgjedhore në kryeqytet, saktësisht në afërsi të stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Me të hapur fushatën, Kurti dhe Osmanin thanë se duan që në fillim t’i falënderojnë të gjithë ata që janë në detyrë që në kohë fushatë kanë zgjeruar përgjegjësinë dhe kujdesin ndaj të gjithëve

“Ata janë mjekët dhe infermierët të cilët kanë një vit që ndodhen në vijën e parë të frontit duke rrezikuar veten dhe familjet e tyre, por edhe policët të cilët përpos ruajtjes së rendit po kujdesen që ne të ruajmë shëndetin duke mbajtur distancën e duke përdorur maskat”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Kurse Vjosa Osmani deklaroi se sonte iu drejtohen të gjithëve, ushtarëve, familjeve të dëshmorëve e personave të zhdukur, veteranëve të UÇK-së, mësuesve, nxënësve, studentëve, punëtorëve të arsimit, zjarrfikësve, të papunëve, e punëtorëve të secilit profesion, prindërve e të rinjve e të rejave të Kosovës.

“Viti që lamë pas ishte një vit me plot sfida dhe plot ngjarje, e s’ka dyshim se ngjarja më e rëndë ishte dhe mbetet pandemia COVID-19 e cila na ka testuar si kurrë më parë, prandaj para se të vazhdojmë tutje le të mbajmë një minut heshtje për të gjitha ata që humbën deri sot në këtë pandemi”, tha Kurti.

Tutje Osmani tha se këto zgjedhje, apo ky referendum është mundësia për të ndryshuar të ardhmen.

“Të gjithë e duam Kosovën tonë dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë luftuan me pasion e vetëmohim për të fituar pavarësinë që kemi sot. Dashuria që kemi për vendin tonë është arsyeja se pse ne e vuajmë shumë faktin se vendi ynë është keqqeverisur dhe ka pasur aq shumë abuzim të pushtetit nga udhëheqësit tanë në të kaluarën. Nata e sotme nuk është për të kaluarën, ky parneritet nuk ka të bëjë me të kaluarën, as ky referendum, nata e sotme ka të bëjë me të ardhmen tonë, ky partneritet ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ka të bëjë me vendin tënd të punës, me kujdesin shëndetësorë, me ri-ngritjen ekonomike e drejtësinë. Ka të bëjë me një jetë të jetuar me dinjitet, e ka të bëjë me qeverisjen e re që ne do ti sjellim popullit tonë dhe vendosjen e besimit në demokracinë”, deklaroi Osmani.

“Jemi në kushte të veçanta nga pandemia që e dimë të gjithë, kështu që ne duhet t’i respektojmë rregullat e ligjet, prandaj nuk po mbajmë takim të zakonshëm por po mblidhemi me vetura këtu në shesh, por të mos kishte qenë pandemia do të ishim mbledhur të gjithë në stadium, aty brenda do ti kishim mbushur plot tribunat dhe fushën sepse siç e dinë të gjithë, tash për çdo vjet të gjithë janë votues të VV-së.Sondazhet po shkaktojnë një frikë të vogël ,se mos na kapet kënaqësia e fitores dhe nuk a angazhohemi sa duhet në fushatë e nuk guxojmë të bëjmë një gabim të tillë, na duhet secili votues sepse është i rëndësisë jetike që të fitojmë më shumë se 60 deputet që të pamundësohet plani që dëshiron të shkaktojë kriza pa fund.E dini slloganin Krejt dhe Drejt, e që janë fjalë shumë të përdorura në gjuhën shqipe, por rrallë bashkë, ne i vumë bashkë ashtu siç u bashkuam me Vjosa Osmanin, krejt dhe drejt sepse bashkë fitojmë. Fjala krejt e ka pikërisht këtë kuptim, të qenurit të gjithë bashkë, asnjë votë nuk është e pavlerë”, shtoi Kurti.

The post Fjalët e Kurtit dhe Osmanit përkrah njëri-tjetrin në hapjen zyrtare të fushatës në Prishtinë appeared first on Mesazhi.com.