Finalizohet Projektligji për Kompensimin e viktimave të krimit

finalizohet-projektligji-per-kompensimin-e-viktimave-te-krimit

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka paraqitur edhe disa pika që janë ndryshuar duke vënë në theks afatin e aplikimit.

Postimi i tij i plotë:

Pas një pune intensive disa mujore dhe me mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është finalizuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Edhe përkundër faktit që vendi ynë është lider në rajon që ka të funksionalizuar programin e kompensimit të viktimave të krimit në Kosovë, nga viti 2017 është vlerësuar se ky proces përmes rishikimit të Ligjit ekzistues duhet avancuar, me theks të veçantë: Është zgjatur afati për aplikim nga 6 muaj sa është aktualisht në 2 viteve;- Janë rishikuar kriteret për kompensim, me qëllim që viktimat e dhunës në familje, mos ta kenë kusht kërkesën për dëmshpërblim nga i pandehuri.

Po ashtu një risi është edhe qasja e menjëhershme në kompensim për viktimat e dhunës në familje, viktimat e mitur, ku do të mundësohet që disa lloje të dëmeve të kompensohen pa përfunduar procesi gjyqësor;- Janë rishikuar kushtet materiale dhe formale për kompensim, duke përfshirë edhe lehtësime procedurale, si dhe janë zgjeruar llojet e veprave penale.

Trajtimi i viktimave të krimit dhe rregullimi i tij përmes legjislacionit përkatës, si dhe tani ndryshimi dhe plotësimi është dëshmi e përkushtimit tim dhe të Ministrisë së Drejtësisë që viktimën e krimit ta mbështes, kompensojë dhe t’i mundësojë ta zënë vendin e merituar në kuadër të sistemit juridik te Republikës së Kosovës./Lajmi.net/