Fillon aplikimi për dokumenta biometrikë në Vjenë

fillon-aplikimi-per-dokumenta-biometrike-ne-vjene

Vlen të përmendët se në këtë inagurim mori pjesё Drejtori ekzekutiv i ALEAT për Shqipërinë, z. Jean-Alain Jouan dhe ekipi i ALEAT, tё cilёt mundёsuan instalimin e pajisjeve dhe trajnimin e personelit.

Postimi i plotë:

Ambasadori Roland Bimo pёrshёndeti kёtё risi nё shёrbimet tona:

I nderuar zoti drejtor Jean-Alain Jouan,

Kolegë, miq, aplikantë,

Sot është një ditë e pazakonshme për ambasadën Vjenë.

Kemi kënaqësinë të fillojmë shërbimin  më të ri dhe të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë me banim në Austri, aplikimin për dokumenta biometrikë, karta identiteti dhe pasaporta. Jemi të nderuar që në këtë ceremoni të thjeshtë, por kuptimplotë merr pjesë Drejtori Ekzekutiv i IDEMIA-Aleat, punonjësit e së cilës kanë disa ditë që punojnë së bashku me ne për të ngritur stacionin  e aplikimit dhe trajnimin e personelit. I falenderoj edhe në emër të kolegëve për profesionalizmin dhe frymën e bashkëpunmit.

Si nëpunës të shërbmit civil, për ne kryefjala është shërbim. Jemi të lumtur që na jepet mundësia të shërbejmë më mirë.

Me kompaninë IDEMIA-Aleat, e perfaqesur sot ne nivelin më të lartë, nga drejtori Jean- Alain Jouan, kemi patur këto ditë një bashkëpunim shëmbullor, në bazë të të cilit qëndron qëllimi i përbashkët për të shërbyer më mirë shtetasve shqiptarë.

Por një falenderim i posacem i takon kolegëve të ambasadës Z. Tonin Beci, Z. Idlir Kaba  e në mënyrë të vecantë Zj. Ganellari, e ngarkuar me detyrën e konsullit, për përkushtimin, angazhimin dhe gatishmërinë për të punuar në çdo rrethanë për të mundësuar dhënien e këtij shërbimi. Ky falenderim ngjyroset edhe me shume mirenjohje po të kemi parasysh kushtet në të cilat po operojmë, të luftës kundër pandemisë, e cila rrezikon jetën e atyre që e ofrojnë dhe atyre që e marrin shërbimin. Për këtë arsye na duhet të operojmë në kushte të respektimit të plotë të rregullave për tu mbrojtur nga Covid 19.

Falenderime të gjithëve për kontributin dhe suksese