Ferizajasi kërcënon gruan dhe e largon nga shtëpia bashkë me pesë fëmijet

ferizajasi-kercenon-gruan-dhe-e-largon-nga-shtepia-bashke-me-pese-femijet

Siç njofton PK,  është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë revole, një armë tytë gjatë me 12 fishekë, dy granata dore, një elektroshok dhe gjashtë thika.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me armë e kishte kanosur bashkëshorten që të largohet prej shtëpisë së bashku me pesë fëmijët e saj. Nga i dyshuari është konfiskuar revolja e cila dyshohet të jetë përdoru për të kanosur viktimën. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë revole, një armë tytë gjatë me 12 fishekë, dy granata dore, një elektroshok dhe gjashtë thika. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/