Feja, e detyrueshme në shkollat dhe universitet në Poloni

feja,-e-detyrueshme-ne-shkollat-dhe-universitet-ne-poloni

Ministri polak i arsimit deklaroi se do të miratohet një ligj që i ndalon prindërit të heqin fëmijët nga orët e fesë dhe etikës në shkolla. Orë mësimore që deri më tani ishin me zgjedhje. Ai theksoi se do të nisë shumë shpejt ofensiva për të mbrojtur dhe përhapur në shkolla dhe universitete vlerat konservatore, të krishtere dhe nacionale.

Ai premtoi se do i jepet fund sistemit të skllavërimit nga ideologji komuniste dhe LGBT që është në fuqi aktualisht. Sipas këtij sistemi, në shkollat në Poloni familjet mund të zgjedhin nëse fëmijët e tyre do të frekuentojnë ose jo orën e fesë dhe etikës, apo asnjërën prej tyre.

Sipas tij ka ardhur momenti që çdo gjë të shkojë në vendin e saj duke u mësuar fëmijëve vetëm vlerat e duhura. Sipas sondazheve më të fundit në vend, vetëm 9 për qind e të rinjve që jetojnë në Poloni ka një mendim pozitiv për kishën polake. Në Poloninë perëndimore dhe të krishterë, në të kaluarën kisha kishte qenë gjithnjë mburoja e vlerave të pavarësisë, duke marrë pjesë dhe në rezistencën kundër pushtuesve, por dhe pjesë e opozitës jo të dhunshme ndaj diktaturës komuniste. /abcnews

The post Feja, e detyrueshme në shkollat dhe universitet në Poloni appeared first on Mesazhi.com.