Familja Keyyali në Siri ruan trashëgiminë, “Urdhrin Osman” nga Sulltan Abdulhamidi

familja-keyyali-ne-siri-ruan-trashegimine,-“urdhrin-osman”-nga-sulltan-abdulhamidi

Muhammed Keyyali, 87-vjeç, i cili jeton në provincën Idlib të Sirisë ruan “Urdhrin Osman” të Sulltan Abdulazizit dhe dekretin e shkruar në emër të familjes së tij nga Sulltan Abdulhamidi II.

Familja Keyyali në Siri, e cila i shërbeu Perandorisë Osmane për shumë vite, pavarësisht situatës së luftës civile arriti të ruajë trashëgiminë e familjare, të cilat ishin dhuratë nga sulltani osman.

Duke u shprehur se janë pasardhës të Profetit Muhamed, familja Keyyali ruan gjithashtu një dorëshkrim 500-vjeçar të Kuranit të Shenjtë.

Nipi i Shejh Tahirit, Muhammed Keyyali në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha: “Gjyshi im Shejh Tahiri shkoi në Stamboll me ftesë të Sulltan Abdulhamid Han II. Ai mbajti ligjërata në namazin e xhumasë, ku mori pjesë edhe ai”.

Duke shpjeguar se Sulltan Abdulhamidi II dëshironte që Shejh Tahiri t’i edukonte fëmijët e tij, Keyyali tha: “Gjyshi im edukoi djemtë e Sulltan Abdulhamidit II për muaj të tërë. Në këmbim, Sulltan Abdulhamidi gjyshit tim Shejh Tahirit ia dorëzoi ‘Urdhrin Osman’”, tha ai.

Duke shpjeguar se në vitet 1893 dhe 1894 së bashku me “Urdhrin Osman” u dhanë dekrete speciale për familjen Keyyali ku në dekret thuhet se familja Keyyali ishte e përjashtuar nga të gjitha taksat dhe se familja është nën mbrojtjen e shtetit osman.

Keyyali tha se dhuratat e sulltanit ishin shumë të rëndësishme për familjen e tij dhe për veten e tij dhe se ato i kishin fshehur për shumë vite.

– Keyyali dëshiron të vizitojë varrin e Sulltan Abdulhamidit II

Ai tha se familja e tij i ka shërbyer shtetit osman për shumë vite. “Një ditë do të doja të vizitoja varrin e Sulltan Abdulhamidit në Stamboll dhe 2 të afërmit e mi që ndërruan jetë atje”, thekson Keyyali.

Djali i Muhammed Keyyali-t, Hasan Keyyali tha se regjimi i Bashar Asadit në shkolla i përshkruante osmanët si pushtues. “Megjithatë, ne mësuam nga të moshuarit tanë që jetuan në periudhën osmane se Perandoria Osmane ishte një shtet i drejtë dhe i besueshëm që vlerësonte shkencën dhe dijetarët”, tha ai.