Falja e vëllait musliman, do ta rrisë dinjitetin dhe krenarinë

falja-e-vellait-musliman,-do-ta-rrise-dinjitetin-dhe-krenarine

Autor: Edhem Sherkavi

Beteja e Tabukut ishte një pikë kthese në betejat e Pejgamberit (savs), megjithëse atje nuk kishte fare konflikt të armatosur, por kjo ishte ashtu, sepse ishte ekspedita më e largët nga Medina, dhe sepse u zhvillua gjatë nxehtësisë më të madhe të verës, kurse ajo që e përkeqësoi edhe më shumë situatën, ishte se thesari i shtetit ishte bosh, andaj Pejgamberi (savs), i inkurajoi sahabët që të japin sadakë dhe kontribute vullnetare për pajisjen e ushtrisë.

Sahabët u përgjigjën dhe nuk ishin koprracë në dhënien e tyre. Ebu Bekri (r.a.), e solli të gjithë pasurinë e tij, Omeri (r.a.) e solli gjysmën e pasurisë së tij, kurse Abbas b. Abdul-Muttalibi (r.a.) solli kaq aq dërhemë saqë ishte vështirë për t’i numëruar. Megjithatë, kjo fushatë i përkiste Osman b. Affanit (r.a.), i cili vetë e pajisi 1/3 (një të tretën) e ushtrisë dhe u dekorua nga Pejgamberi (savs) me dekoratën e nderit, e cila përfshihej në fjalët e tij: “Osmanin nuk do ta dëmtojë çkado që të bëjë pas asaj që bëri sot.”

Derisa Pejgamberi (savs) po i inkurajonte muslimanët që të bënin bamirësi, Ulbeb. Zejdi erdhi dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë jam i varfër dhe nuk kam pasuri që mund ta dhurojë për bamirësi, por unë të thërras ty si dëshmitar se unë në emër të sadakës, zotohem për nderin tim dhe do ta fal çdo musliman që më fyen!”

Pejgamberi (savs) nuk i komentoi fjalët e tij në atë moment, por të nesërmen pyeti: “Ku është ai që dje e premtoi nderin e tij si sadakë?”Ulbeb. Zejdi tha:Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut!’ Pejgamberi (savs) i tha: “Allahu e pranoi sadakën tënde.”

Allahu i Madhërishëm asgjë nuk do më shumë sesa faljen, dhe Ai e do më shumë emrin e Tij të bukur Err-Rrahman – i Mëshirshmi. Prandaj, falni muslimanët e tjerë, dhe Allahu do t’ju falë juve.

Bëhuni nga ata që do të jenë të parët që do t’i kapërcejnë fyerjet dhe do të insistojnë në pajtimin dhe rregullimin e marrëdhënieve vëllazërore. Mos lejoni që shejtani t’ju pengojë ta jepni këtë lloj të sadakës duke luajtur në kartën e krenarisë.

Nëse ekziston ndonjë mosmarrëveshje midis teje dhe vëllait tënd musliman, dhe ti e sheh se e vërteta është në anën tënde, mos prit shumë, sepse nëse mosmarrëveshja midis jush zgjat, zemrat do të ngurtësohen. Prandaj bëje hapin e parë dhe thuaj: “O Zoti im, në emër të sadakës, unë po e fal muslimanin që më ka bërë padrejtësi, duke dëshiruar faljen dhe kënaqësinë Tënde.” Nëse Allahu sadakën e tillë e ka pranuar nga Ulbeb. Zejdi, Ai do ta pranojë edhe nga ti.

Jepjani këtë lloj sadake mikut tuaj që ju ka ofenduar, sepse urrejtja i prish zemrat, prandaj pastroni zemrën tuaj me falje. E di që ndonjëherë është e vështirë dhe se krenaria njerëzore nuk e lejon njeriun ta poshtërojë vetveten, dheunë nuk po them që uji duhet patjetër të kthehet në burimin e tij, por është e rëndësishme që ai të mos mbetet i ndenjur dhe të mos shndërrohet vend i bretkosave.

Në këtë drejtim, është i mjaftueshëm premtimi i Pejgamberit (savs):

“Atij që fal, Allahu nuk do t’ia shtojë dinjitetin dhe krenarinë.”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)