Faktorët e stabilitetit në fe

faktoret-e-stabilitetit-ne-fe

Ja disa faktorë që ruajnë stabilitetin në fe në kohë të vështira dhe me fitne:

  1. Libri i Zotit, Kur’ani famëmadh“Kështu, (ta kemi shpallur pjesë-pjesë), për ta forcuar ty – me te, zemrën tënde dhe ta kemi lexuar qartazi.” (Furkan, 32)

2. Leximi i Sires dhe i historive të pejgamberëve të mëparshëm “Na po t’i tregojmë ty të gjitha lajmet e pejgamberëve, për me ta forcua zemrën. Dhe në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta; këshilla dhe të përkujtuarit për besimtarët.” (Hud, 120)

3. Praktikimi i asaj që dihet nga Islami“E sikur të punonin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim.” (Nisa, 66).

4. Duaja (lutja) “Ja mukal-libe-l-kulubi, thebbit kablii ala diinike. – O Ti që i rrotullon zemrat, ma përforco zemrën në fenë Tënde.” (Ahmed, Hakimi)

5. Shoqërimi me besimtarë të mirë dhe të ndershëm“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (Kehf, 28).

All-llahu na i forcoftë këmbët tona në Rrugën e drejtë!

Mehas Alija