Fakte në lidhje me trurin që mund ta ndryshojnë jetën tuaj

fakte-ne-lidhje-me-trurin-qe-mund-ta-ndryshojne-jeten-tuaj

Truri i njeriut posedon aftësi shumë më të mëdha nga sa
mendojmë. Ai mund të stërvitet dhe të bëhet që të funksionoj ndryshe. Dhe kjo do
ta përcakton se si do të jetë jeta e juaj.

Këto pesë fakte mund t; ndikojnë në ndryshimin e jetës suaj:

  1. Truri nuk e vëren dallimin në mes
    realitetit dhe imagjinatës.

Truri reagon njësoj ndaj gjithçkasë për të cilën mendoni. Në
këtë kuptim, për trurin nuk ka dallim midis realitetit objektiv dhe imagjinatave
tuaja. Për këtë arsye, është i mundur i ashtuquajturi ‘efekt placebo’.

Në rast se truri mendon se merrni një ilaç farmaceutik (dhe jo
një kockë sheqer), ai reagon në bazë të asaj që mendon. E konsumon një hap ‘placebo’,
dukemenduar se është aspirin, dhe truri i jep komandë organizmit ta
bëj uljen e temperaturës.

Njëjtë ndodh edhe me ‘efektin nocebo‘, por në drejtim të kundërt. Nëse një hipohondër ndjek lajmet e  mbrëmjes dhe dëgjon se është paraqitur ndonjë sëmundje e re, ai atëherë fillon edhe fizikisht t’i ndjenë ato simptome.

Lajmi i mirë në këtë drejtim është se nëse botën e shikon me
syza ngjyrë rozë (pozitivisht), me siguri do të ndjehet më i lumtur për shkak
të nivelit më të lartë të serotoninës në gjak (hormonit të gëzimit). Çdo mendim
konstruktiv apo mendim rreth të ardhmes së ndritshme, mund ta përmirësoj drejtpërdrejt
gjendjen tuaj fizike përnjëherë.

  • Ju e shikoni 
    atë rreth së cilës mendoni më së tepërmi

Rreth gjithçkasë që mendoni, ajo bëhet përvoja juaj bazike.
Për shembull, nëse blini një automjet, filloni të vëreni më tepër automjete të markës
së njëjtë në qytet. Kjo ndodh për shkak se pas blerjes së automjetit, më shpesh
mendoni rreth automjetit se sa që keni bërë më herët.

Me rëndësi të dihet kjo sepse aty qëndron dalja nga një
situatë e mundshme stresuese përmes riprogramimit të mendimeve tuaja. Në anën
tjetër, nëse mundoheni ta analizoni situatën politike e cila emitohet në mënyra
të ndryshme nga kanale të ndryshme mediatike, ju do t’i besoni vetëm mediave që
e përkrahin qëndrimin tuaj.

Ka edhe diçka. A e keni vërejtur se njerëzit relativisht grupohen
sipas asaj që u intereson? Njerëzit pozitiv shoqërohen me njerëz pozitiv,
hipohindrët me hipohondër, etj. Kjo nuk është rastësi. Nëse dëshironi ta ndryshoni
jetën tuaj, filloni me ndryshimin e modeleve të mendimit.

  • Truri pjesën më të madhe të kohës
    funksionon automatikisht

Truri i njeriut mesatar për çdo ditë krijon rreth 60 mijë
mendime. Mirëpo, mbi 40 mijë mendime janë ato që edhe dje silleshin në kokën
tuaj. Ky është shkaku se shumë shpejtë mund të rrëshqitni në vorbullën e
perceptimeve negative të jetës. Dhe ky është shkaku pse duhet ndryshuar
situatën  e zakonshme në të panjohur që
ta “pastrojmë” trurin.

Mendimet negative vetvetiu krijojnë stres dhe ankth, edhe
nëse në realitet nuk ka asnjë arsye për të. Dhe ashtu e shkatërrojnë imunitetin,
i cili detyrohet të reagojë.

Stërvitni trurin tuaj. Shtyjeni më shpesh të regjistroj mendime
pozitive. Sa më shumë që të përpiqeni, aq më shpejt dhe më lehtë do të keni
sukses. Stërvitni jetën me vetëdije – domethënë, përpiquni të merrni nën kontroll
të gjitha proceset e pavetëdijshme. Qëllimi përfundimtar i praktikës është ta
arrini këtë, në mënyrë që shumica e mendimeve tuaja që shfaqen “si
parazgjedhje” të jenë mendime pozitive.

  • Nganjëherë ‘fikni’ vetveten, kjo është me
    rëndësi thelbësore!

Ndodh që të zhyteni në mijëra mendime negative të cilat kanë
ngecur në kokën tuaj me ditë të tëra. Prandaj, duhet ‘ta fikim’ veten, kështu
do t’i japim pushim sistemit imunizues, dhe do ta bëjmë më të lumtur dhe më të
shëndoshë.

Një mënyrë e tillë e pushimit të trurit mund të bëhet përmes
meditimit. Ajo mundëson që vetëdija jonë të transformohet në një instrument të
mirëfilltë dhe efikas. Gjithashtu mund të shërbejë: skijimi, zhytja, shëtitja
në natyrë… të përqendroheni në gjëra emocionuese, kështu do ta bëjmë “pastrimin”
e trurit.

  • Ju mund fizikisht ta ndryshoni trurin

Kur përqendroheni në ndonjë aktivitet fizik, truri juaj në
atë çast aktivisht  krijon lidhje të reja
nervore. Këtë proces biologët e quajnë ‘neuroplasticitet’.

Ja për çfarë bëhet fjalë. Nëse mendoni se nuk jeni të
gjendje ta zvogëloni peshën trupore, me kalimin e kohës ky mendim zmadhohet.
Mirëpo, nëse në nënvetëdije e ndryshoni këtë mendim me: “Unë jam në gjendje të
mirë fizike”, atëherë truri juaj  çdo
herë do të formojë lidhje të reja nervore. Do të filloni të vëreni mundësi të
reja që do t’ua mundësojnë ta ndryshoni nënvetëdijen në një realitet të ri.

Keni mundësi ta nënshtroni vetëdijen tuaj. Keni mundësi të fitoni
gjithçka dëshironi. Kryesorja është që të besoni në të, sepse çdo aktivitet
fizik fillon me mendime që paraqiten në trurin tuaj.

Burimi: aum.news
Përshtati: Lutfi Muaremi

[[email protected]]