Facebook i ndalon lajmet në Australi

facebook-i-ndalon-lajmet-ne-australi

Vendimi është përgjigje për ligjin e propozuar që kompanitë teknologjike si Facebook e Google të negociojnë me media për të shfaqur përmbajtjen e tyre.

Ligjbërësit kanë thënë se rregullat e reja janë për të mbrojtur interesin publik të gazetarisë, duke u siguruar që për lajmet e shpërndara mediat të paguhen për përmbajtjen e tyre, shkruan CNN.

Por Google dhe Facebook kanë kundërshtuar me futjen e rregullit të ri, duke argumentuar se ai bazohet në një keqkuptim të marrëdhënies midis kompanive të teknologjisë mediave.