Facebook bën gati pajisjen e parë për shitje

facebook-ben-gati-pajisjen-e-pare-per-shitje

Facebook nuk është thjeshtë një platformë e medias sociale ndërsa po hyn në të gjitha sektorët e teknologjisë. Kompania bleu në 2014-ën Oculus VR dhe lançoi brendin Portal të ekraneve inteligjente dhe “videophone-ve” në 2018-ën.

Tani rrjeti social ka një objektiv tjetër, një pajisje në krahun tuaj. Pothuajse tre javë më parë CEO Mark Zuckerberg pretendon se Apple është një prej konkurrentëve më të mëdhenj të Facebook.

Prandaj nuk do të ishte çudi nëse ju themi se Facebook po ndërton një orë inteligjente. Sipas një raporti të fundit ekipi i Facebook synon të sjellë një orë inteligjente që nga viti i ardhshëm dhe aktualisht është në fazë zhvillimi.

Ora inteligjente do të fokusohet tek funksionet e komunikimit duke integruar Facebook Messenger. Gjithashtu do të ketë rrjet celular të vetin dhe nuk keni nevojë për smartfonin që të pranoni dhe dërgoni mesazhe.

Që kur Facebook Messenger dhe Instagram aktivizuan komunikimi ndërplatformë në Shtator të 2020-ës, funksionet e komunikimit të orët duhet të përshtaten edhe me mesazhet e Instagram.